LAJMI FUNDIT/ Nuk kanë fund telashet për Skënderbeun! Korçarët humbasin liderin e skuadrës dhe detyrohen të futen urgjentisht në merkato
- Korca Boom
- 2 minutes ago
- 1 min read
Viti i ri kalendarik 2026, ka nisur plot telashe për Skënderbeun për sa i përket organikës. Si të mos mjaftonte ngrërçi me vizat i katër futbollistëve titullarë, Saleh Nasr, Baba Musa, Dumfur dhe Vaskez, të cilët kanë mbetur të bllokuar në shtetet e tyre, si dhe dështimi i huazimit të Antonio Delajt, korçarët tashmë duhet të bëjnë edhe pa kapitenin e skuadrës Marko Alia.
Gardiani bardhekuq, pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 45-të në duelin ndaj Besës dhe u dëtyrua të linte fushën e blertë. “Panorama Sport” mëson se Alia do të qëndrojë jashtë fushave të blera për afro 2 muaj, për shkak të problemeve me shpatullën.
Kësisoj drejtuesit korçar janë hedhur menjëherë në merkato, për gjetjen e një portieri të ri, pasi alternativa e vetem për momentin mbetet 19-vjeçari Amarildo Dervishaj./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”



















