top of page

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Tre pretendentët nuk bëjnë pas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Apolonia dhe Lushnja luajtën dje ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. Sfida u mbyll me barazim pa gola në Fier.


Apolonia mban vendin e tetë me po aq pikë sa Korabi. Lushnja me 3 pikë më pak se dy skuadrat në fjalë, mban vendin e dhjetë.


Skënderbeu vijon kryesimin me 5 pikë më tepër se Laçi. Kurbinasit ndërkohë numërojnë 3 pikë më shumë se Pogradeci, që po lufton për një nga dy vendet e para që sigurojnë ngjitjen në Superiore. Zona e “play off” mbyllet me Kastriotin, Burrelin dhe Besën.


Dy ekipet e vendit të fundit aktualisht janë Luftëtari dhe Kukësi. Verilindorët janë 11 pikë larg zonës “play out” dhe shpresat për mbijetesë po zbehen edhe më tepër.

“KORÇA BOOM”


bottom of page