top of page

Skënderbeu i mbyll derën një tjetër rikthimi, futbollisti nuk do të veshë më fanelën bardhekuqe

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu vijon të bëjë lëvizjet për sezonin e ri, jo vetëm me afrime, por edhe me vendime për futbollistët që nuk do të jenë pjesë e skuadrës.


Pas disa çështjeve të merkatos, klubi korçar duket se i ka kthyer një përgjigje negative edhe një tjetër futbollisti që ka kërkuar rikthimin në Korçë.


Bëhet fjalë për Tayon, lojtarin e krahut të sulmit, i cili më herët ishte pjesë e Skënderbeut për një periudhë të shkurtër, rreth gjashtë muaj. Më pas ai u huazua te Kukësi, ku vazhdoi të luante gjatë pjesës tjetër të sezonit.


Me përfundimin e huazimit, Tayon ka shfaqur dëshirën për t’u rikthyer te Skënderbeu dhe për të veshur sërish fanellën bardhekuqe. Megjithatë, sipas informacioneve, drejtuesit e klubit korçar kanë vendosur të mos e përfshijnë në planet e tyre për sezonin e ri.


Kështu, duket se mbyllet edhe mundësia e rikthimit të sulmuesit në Korçë, ndërsa Skënderbeu vijon të ndërtojë grupin e ri me objektivat për sezonin që vjen.

“KORÇA BOOM”


bottom of page