top of page

JAVA e 20-të/ Mësoni datat dhe oraret. Kur luhet Skënderbeu-Kastrioti dhe përballjet e tjera

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Java e 20-të vjen menjëherë këtë fundjavë, teksa priten ndeshje me emocione dhe të luftuara tashmë që nuk kanë mbetur edhe shumë javë deri në përfundim të fazës së dytë.


Skënderbeu pas fitores me shumë vlera në transfertë ndaj Besës do të rikthehet të luaë në shtëpi dhe të shtunën e ardhshme pret Kastriotin, ekipin që i shkaktoi humbjen e parë të kampionatit në fazën e parë. Skënderbeu-Kastrioti është ndeshja e së shtunës së 31 janarit dhe starton në orën 16:30, pra nën dritat e projektorëve.


Më parë pot ë shtunën 4 ndeshje do të luhen në të njëjtën orë 13:30, ndërkohë që spikat Pogradeci që pret Korabin dhe në letër duket një përballje e lehtë për liqenorët. Nga ana tjetër Laçi që ndjek këmba-këmbës Skënderbeut do të presë në shtëpi Luftëarin dhe dy ndeshjet e tjera Kukësi pret Besën dhe Iliria pret Apoloninë.


Të dielën, pra më 1 shkurt luhet ndeshja e vetme Lushnja-Burreli për të përmbyllur javën e 20-të.


Më poshtë sjellim të gjitha takimet e javës me oraret dhe ditët tashmë zyrtare:

 

JAVA 20

31 Janar 2025 (e Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Luftëtari

Ora 13:30 Kukësi-Besa

Ora 13:30 Pogradeci-Korabi

Ora 13:30 Iliria-Apolonia

Ora 16:30 Skënderbeu-Kastrioti


1 Shkurt 2025 (E Diel)

Ora 13:30 Lushnja-Burreli

“KORÇA BOOM”


bottom of page