BASKET MESHKUJ/ Fund i bukur për Skënderbeun, rivalitet i fortë, por Apolonia kalon më tej
- 11 minutes ago
- 1 min read
Skënderbeu-Apolonia 76-90
Skuadra e Skënderbeut në basketboll për meshkuj ka përfunduar aventurën e saj për këtë sezon me një paraqitje dinjitoze, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale.
Rrugëtimi i korçarëve u ndal pikërisht në këtë fazë nga Apolonia, e cila arriti të fitojë edhe ndeshjen e dytë në Korçë me rezultatin 76-90.
Takimi ishte mjaft i bukur dhe i luftuar, me rivalitet të fortë në parket, ku të dyja skuadrat dhuruan emocione për tifozët. Megjithatë, në fund ishte Apolonia ajo që tregoi më shumë saktësi dhe eksperiencë, duke siguruar kalimin më tej.
Pavarësisht eliminimit, sezoni i Skënderbeut konsiderohet pozitiv. Nën drejtimin e trajnerit Bruno Topi dhe me mbështetjen e presidentit Renaldo Kaçori, skuadra arriti të sjellë një frymë të re në lojën e basketbollit, duke rritur ndjeshëm nivelin e konkurrencës dhe performancës.
Arritja deri në gjysmëfinale dhe paraqitjet e mira gjatë sezonit mbeten një bazë e fortë për të ndërtuar më tej në të ardhmen.
“KORÇA BOOM”
















