Përfshihet nga flakët një banesë, zjarri përhapet me shpejtësi, asfiksohet një 12-vjeçare
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen Loni Dhamo në Lushnje.
Zjarri ka rënë në një nga dhomat e shtëpisë e më pas në dhomat ngjitur. Veç shtëpisë që u përfshi nga flakët, rrezikoheshin edhe shtëpitë ngjitur, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.
Si pasojë e flakëve dhe tymit, një vajzë 12-vjeçare është asfiksuar dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmën e parë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit dhe është vënë nën kontroll./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















