Automjeti merr flakë, kalimtarët në panik
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Paraditen e sotme, një automjet është përfshirë nga flakët në segmentin e Unazës, pranë zonës së Kopshtit Botanik në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, zjarri ka përpirë me shpejtësi mjetin, duke shkaktuar panik te drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët në zonë.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit po hetohen nga autoritetet përkatëse.
"KORCA BOOM"



















