Tronditëse në Korçë, i moshuari i jep fund jetës në pallat pranë terminalit
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 72-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në katin e tetë të një pallati, pranë zonës së terminalit të autobusëve.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se i ka dhënë fund jetës, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Materialet procedurale i janë referuar autoriteteve përkatëse.
"KORCA BOOM"



















