top of page

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në vend! Pas mësueses dhe shoferit, humb jetën dhe infermierja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Dëshira Hoxha, infermiere në një nga fshatrat e Gramshit, ka mbetur viktimë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash-Poroçan, pranë fshatit Bardhaj.


Ajo kishte mbaruar punën në fshatrat e zonës dhe po kthehej në qytetin e Gramshit, me makinën e rastit, që rezultoi se ishte kamioni që u rrëzua në humnerë.


Ndërkohë, sipas Policisë së Shtetit, të plagosur kanë mbetur dhe dy shtetas të tjerë, respektivisht drejtuesi Shaban Kotori, si dhe mësuesja Albana Boja.


Edhe mësuesja e plagosur, që siç raportohet është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, sapo kishte përfunduar mësimin në shkollën e fshatit dhe po kthehej në Gramsh me kamionin e rastit.


Fatkeqësisht, mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një humnerë. Grupi hetimor ka konfirmuar se nga plagët e marra, ka ndërruar jetë infermierja Dëshira Hoxha dhe janë plagosur shoferi Shaban Kotori dhe mësuesja Albana Boja.


“Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page