Ja versioni i policisë: 71-vjeçari gjendet i pajetë në Korçë, ja emri i personit
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Sot rreth orës 13:45, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës, është gjetur i pajetë në banesën e tij një shtetas 71 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës.
Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















