top of page

Qarku Korçë, procedime penale për kalim të paligjshëm kufiri, drogë dhe dhunë mes të miturve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit F. N., 49 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Sipas dyshimeve, ky shtetas ka kaluar ilegalisht kufirin drejt Maqedonisë së Veriut.


Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit S. G., 22 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një peshore elektronike.


Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori për katër shtetas të mitur, banues në fshatin Goskovë, Korçë.


Procedimi penal ka nisur për veprën penale “plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në fshatin Porodinë janë konfliktuar fizikisht me një 16-vjeçar, banues në Korçë, për motive të dobëta.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

"KORCA BOOM"


bottom of page