3 ndeshjet e fundit të 2025-ës në transfertë në 8-të ditë/ Ja kur luan Skënderbeu me Laçin, Ilirinë dhe Kukësin
- Korca Boom
- 17 hours ago
- 1 min read
Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme me derbin e juglindjes Skënderbeu-Pogradeci 1-2, tashmë vjen radha që bardhekuqtë në harkun kohor të 8-të ditëve të luajnë tre ndeshje dhe si për ironi të fatit të tre ndeshjet do ti luajë në transfertë.
Në bazë të shortit Skënderbeu do të luajë ndeshjen e javës së 16-të në transfertën e vështirë të Laçit, takim që do zyrtarisht është planfikuar të luhet të shtunën e 13 dhjetorit dhe do të startojë në orën 13:00.
Pas javës së 16-të Skënderbeu do të duhet të luajë ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të me Ilirinë dhe tashmë edhe ky takim është bërë zyrtar. Do të luhet të mërkurën e 17 dhjetorit në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 13:30.
Dhe, viti 2025 do të mbyllet me përballjen e transfertës veriore në Kukës, ku më 21 dhjetor, pra të dielën, në orën 13:30 do të kemi ndeshjen e fundit Kukësi-Skënderbeu.
Pra 3 ndeshje të treja në transfertë dhe Skënderbeu duket se e ka një fund “zjarri” për këtë vit, ku sigurisht që në transfertën e parë në Laç do të udhëtojë për të mos lënë pikë.
Më poshtë sjellim tre përballjet e fundit të 2025-ës:
JAVA 16
E Shtunë (13.12.2025)
Ora 13:30 Laçi-Skënderbeu
JAVA 14
E Mërkurë (17.12.2025)
ORA 13:30 Iliria-Skënderbeu
JAVA 17
E Diel (21.12.2025)
Ora 13:30 Kukësi-Skënderbeu
“KORÇA BOOM”



















