50 gra dhe vajza korçare dhe qindra nga Shqipëria e djegin për festa në mes të Londrës
- Korca Boom
- Dec 1
- 1 min read
Festat e Nëntorit duket se kanë qenë zjarr jo vetëm brenda kufjve, por edhe jashtë. Sot po sjellim momentet ekskluzive të festimeve në mes të Londrës në Angli, atje ku shqiptaret e kanë djegur farë.
Kanë qenë mbi 50 gra dhe vajza korçare, por edhe qindra të tjera nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë që kanë festuar këtë herë në një aktivitet më shumë se të veçantë, aktivitet që e sjellim në fotot e mëposhtme.
Ka qenë vajza e Alma Thanos, Olga Ntiso që edhe këtë herë si organizitore, por edhe si vajzë korçarë që ka organizuar këtë mbrëmje kaq të madhe me shqiptaret atje në mes të Lonrës dhe sigurisht që vetë fotot dhe atmosfera tregojnë se Shqipet janë kudo dhe kujtojnë me mall të madh vendin e tyre.
Bravo ju qoftë të gjithë vajzave dhe grave shqiptare dhe Gëzuar festat e 28-29 Nëntorit!
Edhe “Ikonat “ e sportit në Londër:
Në këtë aktivitet që po pasqyrojmë ditën e sotme nuk munguan as dy “Ikonat” e sportit korçar dhe atij shqiptar, Alma Thano dhe Anila Menkshi. Të dyja kanë qenë ëmbëlsira e këtij aktiviteti kaq të madh në Angli dhe sigurisht janë dy Yje që nuk do të shuhen kurrë, për atë që i kanë dhënë këtij kombi.
Në fotot e mëposhtme ka pozuar edhe zonja, Miranda Ngjela, njëkohësisht zonjë korçare dhe që ndihmoi padiskutim edhe ajo në këtë aktivitet kaq të madh.
Vërtet Bravo ju qoftë Ju shqiptareve në Angli! Sa shumë krenarë na keni bërë dhe na bëni gjithmonë…
“KORÇA BOOM”
























