top of page

69-vjeçarja hidhet në liqen, tenton të....

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 8 prill 2026 në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një 69-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës.

Sipas informacioneve, shtetasja me inicialet Sh. H., banuese në fshatin Starovë, ka tentuar të mbytet në liqen, ndërsa dyshohet se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes.


Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e kalimtarëve të rastit bëri të mundur shpëtimin e saj, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

E moshuara është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës së saj, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page