top of page

A ka skuadër që mund ta ndalë këtë Skënderbe?!/ Fillon "arratia" e bardhekuqve!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Me përfundimin e javës së 7-të të kategorisë së parë dhe me rezultatet që u arritën, të gjithë në këtë kategori me të drejtë kanë pyetjen:  A ka skuadë rqë mund ta ndalë këtë Skënderbe? Një pyetje që në fakt nuk do shumë mend për përgjigje, pasi Skënderbeu e ka ndarë “mendjen”, po kërkon që një orë e më parë të sigurojë ngjitjen në superligë.


Skënderbeu në 7-të javë të luajtura ka 19 pikë, pra i mungojnë vetëm dy pikë, ndërkohë që ka 6 fitore dhe vetëm 1 barazim në Lushnjë.


Skënderbeu në 7-të javë ka shënuar plot 12 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër dhe ka pësuar vetëm 1 gol, më pak se asnjë skuadër tjetër.


Skënderbeu është i vetmi ekip që kolonën e humbjeve e ka zero dhe të gjitha këto flasin qartë se kjo skuadër është e pandalshme.


Edhe katër javë mbetën nga faza e parë dhe Skënderbeu qysh në fazën e parë kërkon që të shkëputet nga ndjekësit për të treguar se është skuadra më e mirë e kësaj kategorie dhe të gjitha ekipet e tjera duhet të mendojnë për vendin e dytë e poshtë, pasi kreu është i hipotekuar dhe ka një “Zot” dhe ai është Skënderbeu.


Shikoni më poshtë dhe tabelën e renditjes:

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page