KATEGORIA E PARË/ Java e 8-të vjen shpejt. Luhet në dy ditë. Ja kur luan Skënderbeu, Pogradeci dhe ekipet e tjera
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Ndërkohë që java e 7-të e kategorisë së parë u mbyll ditën e djeshme, java e 8-të vjen shpejt, madje këtë herë luhet e ndarë në dy ditë. Të premten e 24 tetorit dhe të shtunën e 25 tetorit, janë dy ditët e kategorisë së parë, ku 3 ndeshje luhen ditën e parë dhe 3 të dytën.
Java e 8-të starton të premte me dy ndeshjet e orës 14:00, ku Iliria pret Korabin dhe Lushnja luan në shtëpi derbin e myzeqesë me Apoloninë.
Më pas të premte në orën 17:00 vjen radha e Skënderbeut, teksa bardhekutë do të presin në shtëpi këtë herë Besën, skuadër që është në krizë totale dhe që gjen Skënderbeu në superformë.
Më pas të shtunën luhen tre ndeshje në të njëjtën orë, pra në orën 14:00. E gjithë vëmendja do të jetë në Pogradec, ku vendasit presin Kastriotin dhe do të kërkojnë rikthimin sa më parë te fitorja.
Në të njëjtën orë luhen edhe Kukësi-Luftëtari dhe Laçi-Burreli.
Më poshtë sjellim të 6 çiftet e javës së 8-të me oraret dhe datat tashmë të përcaktuara dhe zyrtare:
Java 8
E Premte (24.10.2025)
Ora 14:00 Iliria – Korabi 24.10.2025
Ora 14:00 Lushnja – Apolonia 24.10.2025
Ora 17:00 Skënderbeu – Besa 24.10.2025
E Shtunë (25.10.2025)
Ora 14:00 Pogradeci – Kastrioti
Ora 14:00 Kukësi – AF Luftëtari
Ora 14:00 Laçi – Burreli
“KORÇA BOOM”
