top of page

SKËNDERBEU/ Nga Tayo, te Saleh Nasr dhe me radhë. Bardhekuqtë kanë sulmin për notën 10-të!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 20
  • 1 min read

Skënderbeu është në majë të kategorisë së parë shkëputur nga ndjekësit falë fitoreve të shumta që ka marrë dhe vetëm 1 barazimi.


Dhe, këto fitore kanë ardhur padiskutim nga vija e parë e sulmit, ku tashmë javë pas jave po konfirmohet se Skënderbeu ka sulmin më të “frikshëm” të kategorisë së parë.


Deri tani bardhekuqtë kanë shënuar 12 gola dhe padiskutim që këto gola kanë bërë që skuadra të ketë kaq shumë pikë.


Një tjetër protagonist trepikëshi dje ka qenë Tayo, lojtar që ngjitet në kuotën e tre golave pas golit të djeshëm.


Te Skënderbeu lojtari që ka më shumë gola është sulmues dhe ai është Saleh Nasr me 4 gola. 2 gola ka Çuçka dhe më pas janë 3 futbollistë me nga një gol, Ukiçi, Gjini dhe Gjata.


Pra përqindjen më të madhe dhe thuajse të gjithë golat vijnë nga sulmi, gjë që tregon se sulmi është “arma” më e fortë e Skënderbeut në 7-të javë të luajtuea deri tani.      

  

12 Golat e shënuar të Skënderbeut:

Nasr               4 gola

Tayo               3 gola

Çuçka            2 gola            

Ukiçi               1 gol

Gjini               1 gol

Gjata              1 gol

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page