Raste pa fund, por vetëm një gol, Devolli mposht Këlcyrën
- 2 hours ago
- 1 min read
Devolli merr një fitore në vendin dhe kohën e duhur kundër ekipit të Këlcyrës, në një ndeshje me mjaft ritëm dhe të dominuar nga devollinjtë me shumë raste për shënim.
Ata shënojnë shumë shpejt, që në minutën e 7-të, me anë të Gatorit, pas një topi të kthyer nga portieri Sulenji.
Më pas takimi vazhdon me dëshirën e vendasve për të dyfishuar rezultatin dhe ata kanë pasur një mundësi shumë të mirë kur nga pika e bardhë kapiteni i liqenorëve, Pere, merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por portieri mik e kupton gjithçka dhe e ndal goditjen.
Ishte një takim me raste të panumërta për vendasit, ku Ivani, Hasa, Kapllani, Beçka dhe Peçani patën mundësi të shumta shënimi, por në fund gjithçka u mbyll me një fitore minimale.
Natyrisht, këto tre pikë i japin Devollit një frymëmarrje të madhe për vazhdimësinë. Tashmë skuadra është në kuotën e 17 pikëve dhe katër ekipe ndahen vetëm nga dy ose tre pikë, çka do të thotë se Devolli ka shumë mundësi të ngjitet më lart në renditjen e tabelës.
"KORCA BOOM"
















