top of page

AKSIDENT/ Drejtuesi i motorit mbetet i plagosur pas përplasjes me "Benz"-in

41 minutes ago
1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, 12 tetor, në rrethrrotullimin e Plasmasit, në Lushnjë, ku janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një motomjet.


Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në pjesën e brendshme të rrethrrotullimit, ku automjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur nga pas motomjetin.


Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është rrëzuar në rrugë dhe ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.


Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz” po merret në pyetje nga efektivët e policisë.


Grupi hetimor po vijon veprimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

“KORÇA BOOM”


bottom of page