top of page

Vr*sja e Egli Progës, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Denis Meçes dhe Leonidha Guces

49 minutes ago
1 min read

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.


Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar.


Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm.


Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.


Denis Meçe, nipi i Valter Gorës, ish-drejtorit të Postës Shqiptare, i kërkoi disa herë Progës që t’i dridhte një cigare dhe pasi ky i fundit ia bëri gati i tha të shkojë ta marrë, por Meçe u fut në lokal dhe debatuan.


Aty është qëlluar nga Leonidha Guçe dhe pasi ka dalë jashtë, Denis Meçe e goditi me grusht Progën, koka e të cilit u përplas me një makinë të parkuar dhe në asfalt. Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca, dhe pasi u transportua në spital, u konfirmua i vdekur. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak të vdekjes hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor.


Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dhe mënyra se si policia trajtoi ngjarjen irritoi opinionin publik. Qytetarët u ngritën në protesta dhe me qirinj e fotot e Eglit në duar, kërkonin drejtësi./ BoldNews

“KORÇA BOOM”


bottom of page