top of page

AKSIDENT/ Furgoni përplaset me trafikndarësen! Një i plagosur

38 minutes ago
1 min read

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.


Raportohet se në aksident është përfshirë një furgon i cili është përplasur me trafikndarësen.


Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

“KORÇA BOOM”


bottom of page