AKSIDENT/ Plagosen shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë
- 37 minutes ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga një 67-vjeçar me inicialet K. Ç., banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi, në timonin e të cilit ndodhej shtetasi K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















