Aksident i fortë/ Një makinë përplaset me 3 mjete, plagoset këmbësori
8 hours ago
1 min read
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.
Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tre mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësor, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, këmbësori ka pësuar dëmtime të lehta. Nga përplasja është dëmtuar gjithashtu një kabinet-shpërndarës i rrjetit të internetit dhe telekomunikacionit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Drejtuesi i automjetit, sipas verifikimeve paraprake, nuk dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
“KORÇA BOOM”
















