Pl*goset me a*më zjarri, gjendja e 34-vjeçarit shumë e rëndë identifikohet personi
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, ndërsa rrethanat dhe motivi i saj mbeten ende të paqarta.
I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes, si dhe për përcaktimin e motivit.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















