top of page

Aksident i frikshëm, makina del nga rruga dhe përmbyset

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Shtiqnit.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet i vogël ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dëmtime në shtyllat e ndriçimit publik si dhe në barrierat anësore të rrugës.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave të dëmtuar nga automjeti.


Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page