top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Automjeti dhe motomjeti përplasen me njëri-tjetrin, humb jetën 49-vjeçari

  • 54 minutes ago
  • 1 min read

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë.


Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet me drejtues shtetasin me iniciale C. N. është përplasur me një motomjet.


Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale L. A., 49 vjeç.


Njoftimi:


Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.


Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page