top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Humb jetën 83-vjeçari (EMRI)

1 day ago
1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe në aksident janë përfshirë dy automjete, të drejtuara nga një 67-vjeçar me shtetësi franceze, me inicialet P. L., dhe një 83-vjeçar, banues në Shkodër, i identifikuar si Gjon Nikaj.


Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.


Drejtuesi 67-vjeçar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page