top of page

Mësuesi 60-vjeçar mbërrin në gjykatë/ Akuzohet për ngacmim s*ksual ndaj nxënëses së mitur

11 hours ago
1 min read

Madrid Sula mësuesi 60 vjeçar nga fshati Thanasaj i Lushnjës pritet të përballet me togat e zeza për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.


Ai u arrestua pas denoncimi të prindërve të një nxënëseje 13-vjeçare për mesazhe me përmbajtje erotike. Vajza i ka treguar fillimisht prindërve të saj dhe pasi këta i treguan mesazhet policisë u proçedua me arrestimin e mësuesit.


Gjyqtari Noel Veizi do të vlerësojë dhe caktojë masën e sigurisë ndaj tij. Prokuror i çështjes Skerdi Sinanaj mësohet se ka paraqitur prova për të kërkuar si masë sigurie arrestin me burg.

"KORÇA BOOM"


bottom of page