Nuk i përgjigjej telefonit prej dy ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në banesë
2 days ago
1 min read
Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e njohur si Ish-Fusha e Aviacionit.
Sipas të dhënave paraprake, familjarët nuk kishin mundur të kontaktonin me të prej rreth dy ditësh. Pas shqetësimit të tyre dhe njoftimit të autoriteteve, në adresën e banesës kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe efektivët e Policisë.
Pas ndërhyrjes, i moshuari është gjetur pa shenja jete brenda banesës.
Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Pritet që veprimet hetimore dhe ekspertiza mjekoligjore të ndihmojnë në zbardhjen e mëtejshme të rastit.
“KORÇA BOOM”
















