AKSIDENT i rëndë/ Ndërron jetë 70-vjeçari!
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
















