top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Automjeti del nga rruga, humb jetën 19-vjeçari

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi Klement Balla, 19 vjeç, ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.


Si pasojë e aksidentit, 19-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.


Elbasan/Informacion paraprak


Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page