Protestat kundër qeverisë, qytetarët në Korçë edhe pse të pakët vijojnë tubimet e përditshme: Rama të largohet
- 1 hour ago
- 1 min read
Qytetarët në Korçë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje protestën e tyre të përditshme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në mbështetje të tubimeve që po zhvillohen prej 47 ditësh në Tiranë.
Protestuesit janë mbledhur si çdo ditë në orën 19:00, ku kanë përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit Rama dhe kanë shprehur solidaritet me kauzën e ngritur në protestat e kryeqytetit.
Ata kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshim politik, transparencë dhe përgjegjësi nga qeveria.
“KORÇA BOOM”
















