top of page

Del ilaçi që shëron çdo sëmundje/ Mashtrimet që po prekin më shumë të moshuarit në Korçë

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Lajmet dhe reklamat për ilaçe mrekullibërëse, rezultuan të ishin një nga format më të përhapura dhe të zakonshme të mashtrimit online me të cilat përballen të moshuarit e Korçës.


Gjatë takimit dhe diskutimeve të mentorëve të rinj në Qendrën Ditore të Moshës së Tretë në lagjen 11 shumë pjesëmarrës treguan se pothuajse çdo ditë u shfaqen në Facebook reklama që premtojnë shërimin e diabetit, artritit, tensionit apo sëmundjeve të tjera kronike.


Disa pranuan se u kanë besuar këtyre reklamave dhe madje kanë porositur produkte online, ndërsa të tjerë thanë se janë bërë më të kujdesshëm dhe zgjedhin të këshillohen me mjekun ose të blejnë ilaçe vetëm në farmaci.


Përmes platformës Digital Buddy, mentorët e rinj shpjeguan se si mund të dallohen reklamat mashtruese, pse nuk duhet t’u besohet titujve sensacionalë dhe pse çdo ilaç duhet të merret vetëm pas konsultimit me mjekun.


Mashtrimet shëndetësore nuk sjellin vetëm humbje financiare. Në shumë raste, ato mund të rrezikojnë edhe shëndetin. Prandaj, informacioni i verifikuar, përmes edukimit mediatik që ofron platforma Digital Buddy, mbetet alternativa më e thjeshtë, e lehtë dhe praktike, për tu mbrojtur nga mashtrimet online./ Zefir

“KORÇA BOOM”


bottom of page