Një lojtar nga Portugalia dhe një mesfushor që njeh mirë edhe Superioren, POGRADECI bën dy goditjet e radhës në merkato
- 47 minutes ago
- 1 min read
Klubi i Pogradecit vazhdon përforcimet për sezonin e ri, ku skuadra liqenore hyn me synimin për të bërë realitet ëndrrën që i shpëtoi nga duart në dy sezonet e kaluara.
Klubi po afron futbollistë të rinj dhe dy emrat e fundit që janë bashkuar tashmë edhe zyrtarisht me ekipin, janë regjistruar si pjesë e pogradecarëve për edicionin e ri. Klubi ka bërë zyrtare firmën me mesfushorin nigerian Francis Okoli dhe me një tjetër emër të njohur për mesfush, Abaz Karakaçin.
28-vjeçari Okoli luante prej shumë vitesh në Portugali, ku ka zbritur në fushë me skuadra të ndryshme në kategoritë e ulëta, më e fundit Atletiko CP në kategorinë e tretë.
Ndërsa 33-vjeçari Karakaçi është një emër shumë i njohur në futbollin shqiptar pasi ka luajtur me skuadra si Vllaznia, Partizani, Luftëtari, Apolonia, Kastrioti, Egnatia, Elbasani e së fundmi Besëlidhja./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”
















