Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur, dy të plagosur
- 7 days ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Gramshit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05, kur një automjet, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për shkak të shpejtësisë, mjeti është rrokullisur disa herë dhe ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer që udhëtonte me të. Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















