top of page

Shoqërohet nga policia Arben Kola, çfarë ndodhi gjatë protestës

  • 1 day ago
  • 1 min read

Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë protestës së zhvilluar këtë të hënë në Tiranë.


Shoqërimi i tyre ndodhi në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, pasi protestuesit ndryshuan itinerarin e marshimit për shkak të bllokadës së vendosur nga policia përpara godinës së Parlamentit. Fillimisht ata marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më pas drejt Unazës së Madhe.


Protestuesit u pozicionuan pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku u regjistruan edhe shoqërimet e para nga efektivët e policisë gjatë tubimit.


Deri në këto momente nuk janë bërë publike arsyet e shoqërimit të Arben Kolës dhe protestuesit tjetër, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këtë veprim.


Protesta vijon në zonë, ndërsa një numër i konsiderueshëm forcash policore mbeten të angazhuara për garantimin e rendit dhe menaxhimin e situatës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page