top of page

I dënuari ndërron jetë në burg

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një i burgosur ka ndërruar jetë brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier.


Sipas burimeve, viktima është i dënuari Artur (Gent) Ymer Doku, i njohur edhe me emrin Sherifi. Nga informacionet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi ai vuante nga probleme shëndetësore, veçanërisht me zemrën.


Artur Doku ishte duke vuajtur një dënim prej 15 vitesh burgim, pas vendimit të drejtësisë për disa vepra të rënda penale. Ai ishte dënuar për “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, në dy raste, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Pas ngjarjes, autoritetet e burgjeve dhe Policia kanë nisur procedurat përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes. Pritet që hetimet të përcaktojnë me saktësi shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.


Deri në përfundim të verifikimeve, dyshimet paraprake mbeten të lidhura me gjendjen shëndetësore të të dënuarit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page