top of page

Përplasje e fortë në mbrëmje, makina përmbyset në mes të rrugës

  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.


Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa si pasojë njëra prej makinave është përmbysur në mes të rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t'u ardhur në ndihmë personave të përfshirë në aksident.


Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page