top of page

Fund tragjik pas aksidentit, 71-vjeçari humb jetën në spital

  • 1 day ago
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili ishte plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur më 4 korrik në aksin Lezhë–Milot.


Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Rriles, ku i moshuari po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.


Si pasojë e përplasjes, 71-vjeçari pësoi dëmtime të rënda. Fillimisht ai u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.


Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe trajtimit të vazhdueshëm, Preng Gjoka nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas disa javësh në spital.


Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua dhe u ndalua nga Policia. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page