top of page

“Më pa në sy dhe vetëm bënte ‘of’”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit të 65-vjeçarit

  • 1 day ago
  • 1 min read

Fqinjët e viktimës kanë rrëfyer momentet e fundit të jetës së tij, duke treguar se pak para ngjarjes ai kishte biseduar normalisht me ta dhe po merrej me punët e përditshme në shtëpi.


Njëra prej fqinjeve tregon se e kishte takuar atë mëngjes dhe se ai i kishte thënë se do të shkonte në Korçë. Më pas ishte kthyer në banesë dhe kishte nisur punimet.


“Erdhi këtu, pa lepurat dhe pastaj vajti mori trokonë, seç do bënte. U çuditëm kur dëgjuam që po thërrisnin. Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar. Ambulanca erdhi pas gjysmë ore”, rrëfen ajo.


Një tjetër banore kujton bisedën e fundit me 65-vjeçarin, pak çaste përpara aksidentit.

“Më tha që lepujt janë rritur. Më kërkoi një vazo të vogël për të mbjellë borzilok. Më tha që kur të kthehej nga Korça do më mbushte edhe bombolën. Nuk e mendova që do ndodhte kjo”, tregon fqinja.


Ajo përshkruan edhe momentet dramatike kur shkoi për t’i dhënë ndihmë.


“Kur vajta, e thirra ‘Kiço, Kiço’. I hodha ujë, por nuk u përmend fare. Më pa në sy dhe vetëm bënte ‘of’. Thirra njerëzit, sepse nuk e kapja dot nga frika. Trupi iu mbulua me gjak”, rrëfen ajo mes emocioneve.


Sipas banorëve të zonës, Kristaq Çulaku jetonte i vetëm. Dy djemtë e tij ndodhen në Londër, ndërsa bashkëshortja jeton në Greqi.


Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur familjarët, fqinjët dhe gjithë komunitetin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page