top of page

E rëndë! Banesa përfshihet nga flakët, dyshohet se brenda ishin një nënë me dy fëmijët

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, ku një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se brenda saj ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj.


Sipas informacioneve paraprake, nëna së bashku me dy fëmijët kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes, e cila ishte e pabanueshme. Për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, godina është përfshirë nga zjarri.


Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, por flakët kishin përfshirë pothuajse të gjithë banesën. Burime paraprake bëjnë me dije se ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit malor dhe faktit që njoftimi është dhënë me vonesë.


Aktualisht, efektivët e shërbimit zjarrfikës dhe autoritetet po punojnë për të verifikuar fatin e nënës dhe dy fëmijëve, të cilët nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete. Dyshimet e para janë se ata mund të kenë humbur jetën, por deri në këto momente nuk ka ende një konfirmim zyrtar.


Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë verifikimet dhe ndërhyrja në vendngjarje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page