Rama thyen heshtjen: Nuk largohem, misioni im mbaron kur Shqipëria të hyjë në BE
- 45 minutes ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në detyrë dhe se misioni i tij politik do të përfundojë vetëm me realizimin e objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Deklarata u bë gjatë një takimi në Pallatin e Brigadave me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe krerët e komisioneve parlamentare, ku Rama foli edhe për thirrjet e opozitës dhe kritikëve për largimin e tij nga detyra.
Sipas kryeministrit, dorëheqja përballë presionit të një pakice nuk do të ishte një akt përgjegjësie, por braktisje e një detyre të marrë nga shumica e qytetarëve.
Rama u shpreh se nuk dëshiron të humbasë “orën vendimtare” të Shqipërisë drejt Europës dhe se do të vazhdojë rrugëtimin politik deri në përmbushjen e këtij qëllimi.
“Nëse nuk do të ishte agjenda e BE-së, do të tërhiqesha në katundin tim. Do isha tërhequr dhe nga kryesimi i Partisë Socialiste”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.
Në këtë takim, kryeministri prezantoi edhe aneksin e ri të dokumentit “Besa”, i cili lidhet me reflektimet për zhvillimet dhe lëvizjet e fundit politike.
“KORÇA BOOM”
















