U përjashtuan për dy muaj nga Parlamenti, gjykata merr vendimin që prek dy deputetët e PD
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shpallur të paligjshëm përjashtimin për 60 ditë nga Kuvendi të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Përmes këtij vendimi, gjykata ka shfuqizuar masën disiplinore të marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, duke rrëzuar vendimin për përjashtimin e dy deputetëve nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Bëhet fjalë për vendimin nr. 15, të datës 12 tetor 2026, përmes të cilit Bardhi dhe Balliu u përjashtuan për 60 ditë nga aktiviteti parlamentar.
Në vendimin e saj, Gjykata Administrative ka përcaktuar edhe ekzekutimin e menjëhershëm, çka do të thotë se vendimi hyn në zbatim pa pritur përfundimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Vendimi përbën një zhvillim të ri në përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, ndërsa tashmë masa disiplinore ndaj dy deputetëve është shfuqizuar nga gjykata.
“KORÇA BOOM”
















