top of page

Veliaj bën ndryshimin e radhës, ish-deputeti socialist emërohet në një post të rëndësishëm

14 hours ago
1 min read

Ish-deputeti socialist Halit Valteri është emëruar në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. Emërimi i tij vjen vetëm gjashtë ditë pas shkarkimit të Rigers Sheqerit, i cili mbante këtë detyrë prej më shumë se dy vitesh.


Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi për emërimin e Valterit është marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, duke i besuar atij drejtimin e një prej institucioneve përgjegjëse për kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve në kryeqytet.

Rigers Sheqeri u largua nga detyra më 20 nëntor 2026, ndërsa tashmë vendin e tij e zë Halit Valteri, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.


Në pozicionin e ri, Valteri do të ketë përgjegjësinë për drejtimin e strukturës që mbikëqyr territorin, inspekton ndërtimet dhe evidenton shkeljet në fushën e zhvillimit urban.

Pas shkarkimit, Rigers Sheqeri reagoi përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e IMT-së, ku bëri një bilanc të punës së tij gjatë dy viteve e tre muajve në krye të institucionit.


Ai vlerësoi rezultatet e arritura dhe falënderoi stafin për bashkëpunimin, ndërsa një falënderim të veçantë adresoi edhe për kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë.

Megjithatë, në deklaratën e tij, Sheqeri nuk dha asnjë shpjegim lidhur me arsyet që çuan në largimin nga detyra.


Emërimi i Halit Valterit vjen në një moment kur Bashkia e Tiranës po kalon ndryshime në drejtimin e strukturave të saj, ndërsa mbetet për t'u parë se cilat do të jenë prioritetet e drejtuesit të ri në administrimin dhe kontrollin e territorit të kryeqytetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page