top of page

Rama afron një tjetër figurë nga opozita? Emërimi i ri në AKT

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka një drejtuese të re. Sipas burimeve të raportuara nga Piranjat News, dy ditë më parë në krye të institucionit është emëruar Jola Hysaj.


Hysaj, e cila më herët ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, merr drejtimin e AKT-së pas dorëheqjes nga ky funksion politik në mars të vitit 2026.


Ajo zëvendëson në këtë post Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej shkurtit të vitit 2023.

Emërimi i ri pritet të sjellë reagime në skenën politike, për shkak të angazhimit të mëparshëm të Hysajt në radhët e opozitës. Lëvizja shihet nga disa si pjesë e prirjes për afrimin në administratë të figurave me eksperiencë të mëparshme politike jashtë mazhorancës.


Deri më tani pritet konfirmimi zyrtar për ndryshimin në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page