top of page

Surpriza e radhës nga qeveria? Deputetja e Korçës përflitet për postin e ministres

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Mbledhja e grupit të PS-së, në fokus çështja “Besa” dhe zërat për ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka thirrur për pasditen e sotme një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të diskutohen disa çështje politike, mes tyre edhe ajo e njohur si “Besa”.


Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa sipas burimeve pritet që deputetët socialistë të informohen dhe të diskutojnë mbi zhvillimet më të fundit.


Paralelisht me këtë takim, janë përhapur edhe zëra për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. Sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, një prej lëvizjeve që po qarkullon lidhet me postin e ministrit të Brendshëm.


Më konkretisht, përflitet se ministri i Brendshëm Besfort Lamallari mund të largohet nga detyra dhe në vend të tij të emërohet Romina Kuko. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Kryeministria apo institucionet përkatëse për një ndryshim të tillë.


Mbledhja e grupit parlamentar pritet të shihet me interes, pasi mund të sjellë më shumë qartësi lidhur me çështjet e diskutuara dhe nëse do të ketë apo jo lëvizje në përbërjen e qeverisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page