Ndahet nga jeta ish-drejtoresha e shkollës “Naum Veqilharxhit”, një jetë kushtuar arsimit
- 1 day ago
- 1 min read
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Kostanca Balli, ish-drejtoreshë e shkollës “Naum Veqilharxhi”, e cila për dekada me radhë ia kushtoi jetën arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.
E lindur në vitin 1942, Kostanca Balli ndërtoi një karrierë të gjatë në fushën e arsimit, duke shërbyer si mësuese dhe drejtuese shkolle. Gjatë viteve të punës së saj u dallua për përkushtimin, korrektësinë dhe përgjegjësinë në drejtimin e institucionit arsimor.
Krahas kontributit të saj në arsim, ajo ka pasur edhe angazhim në jetën publike, duke shërbyer si deputete e Kuvendit Popullor të kohës.
Vitet e fundit të jetës i kaloi pranë dy vajzave të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u nda nga jeta më 29 korrik 2026.
Ata që e njohën e kujtojnë Kostanca Ballin si një grua me karakter të fortë, me qëndrime të drejta dhe me përkushtim të veçantë ndaj profesionit, nxënësve dhe përgjegjësive që mori përsipër gjatë jetës së saj.
I paharruar qoftë kujtimi i ish-drejtoreshës së shkollës “Naum Veqilharxhi”, Kostanca Balli.
“KORÇA BOOM”
















