AKSIDENT/ Përplasen dy makina. Pl*goset një person
- 4 minutes ago
- 1 min read
Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Fier-Patos. Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete dhe ka ndodhur në vendin e njohur si “Çezma e Mbyetit”.
Një automjet tip “Audi” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i Audit.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















