Tragjedi, gruaja gjendet pa shenja jete në lumë
top of page

Tragjedi, gruaja gjendet pa shenja jete në lumë

  • 12 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Gjakovën, ku një grua është gjetur e mbytur në lumin Drini i Bardhë, në zonën e njohur si Ura e Fshajtë.


Sipas informacioneve paraprake nga mediat vendase, trupi i pajetë i gruas është nxjerrë nga ujërat e lumit nga ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.


Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendngjarje, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e saj apo mënyrën se si ka përfunduar në ujërat e lumit.


Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page