ZYRTARE/ Skënderbeu nuk ndalet në merkato, vjen firma me ish-in e Tiranës
- 22 hours ago
- 1 min read
Ennur Totre është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Ashtu siç njoftoi "Newsport.al" pak ditë më parë, mesfushori 29-vjeçar ishte pa ekip që pas përfundimit të eksperiencës me Gjilanin dhe i bashkohet korçarëve në këtë rikthim të tijin në Superiore.
Më herët, Totre ka qenë pjesë e Tiranës me të cilët fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2021/22, ndërsa ka spikatur po ashtu edhe me skuadra si Vorskla Poltava në Ukrainë dhe me Sakaryaspor në Turqi.
Kështu, për trajnerin Julian Ahmataj, vjen një element i domosdoshëm në mesfushë, ndërsa më herët janë njoftuar dhe dy afrimet të tjera.
NJOFTIMI:
"Ennur Totre zyrtarisht bardhekuq.
Mesfushori 29 vjeçar nga Tetova, me një eksperiencë të madhe në rajon si dhe Ukrainë e Turqi."
“KORÇA BOOM”













